Java e 31-të e Superiores, njihuni me formacionin më të mirë dhe më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2025 | 14:52

Java e 31-të e Superiores, njihuni me formacionin më të mirë dhe më të dobët

Java e 31-të e Superiore u luajt më 26 dhe 27 mars. “Panorama Sport” iu sjell formacionin më të mirë dhe më të dobët për javën që lamë pas.

superiore

FORMACIONI MË I MIRË: Vata; Qaqi, Hoxha, Kotobelli, Përgjoni; Deliu, Përgjoni, Fernando; Zabërgja, Toma, Mala

TRAJNERI MË I MIRË: Ilir Daja

Mund të kishte katër pesë mungesa të sigurta në formacionin titullar dhe për më tepër dy lojtarë jo shumë të freskët fizikisht nga angazhimi me kombëtaret si Zabërgja dhe Aliji dhe sërish Ilir Daja ia doli të mposhtë një rival direkt si Partizani, duke ditur të menaxhojë shumë mirë lojën, edhe pse në pjesën e parë humbi edhe shërbimet e mbrojtësit Lorran.

FORMACIONI MË I DOBËT: Qirko; Mjaki, Dumfur, Mici; Da Silva, Shanaj, Estrela, Shabani; Keko, Bismark, Traore

 

TRAJNERI MË I DOBËT: Arbër Abilaliaj

Humbja ndaj Dinamos tregoi edhe njëherë që Arbër Abilaliaj nuk është në gjendje që të drejtojë një skuadër me peshën e Partizanit. Fakti që Dinamo e dominoi për gjatë gjithë takimit dhe vendimi që penalltinë e fituar në fund ta gjuante një mbrojtës si Domgjoni, solli edhe vendimin e klubit për ta kthyer në rolin e tij si drejtor sportiv dhe për ta zëvendësuar me Skënder Gegën, një ish-trajner kampion me të kuqtë.

PANORAMASPORT.AL