Italiani ndryshon për sfidën me Partizanin, Milinkoviç e pret shpëtimin nga “të besuarit” ndaj Tiranës. Formacionet e mundshme të derbit
Mladen Milinkoviç ka treguar se i qëndron besnik skemës së tij, 4-2-3-1, ndërsa po ashtu edhe lojtarëve duke pasur vetëm ndryshim të pakta në formacion. Më tepër ndryshimet janë vënë re, kur Partizani ka vuajtur dëmtimet apo shqetësimet fizike.

Të kuqtë vijnë në derbi nga humbja shokuese në derbi, që ishte e treta radhazi në kampionat. Gjithsesi kjo nuk duket se do ndikojë për të bërë ndryshime të shumta ndaj Tiranës. Për të shpëtuar nga një situatë e pazakontë në këtë fillim kampionati, është radha e të besuarve të Milinkoviç që të nderojnë këtë të fundit.
PORTA- Alban Hoxha me shumë gjasa do nisë sfidën e katërt si titullar. Qirko është gati që prej ndeshjes me Bylisin ku qëndroi në stol, megjithatë trajneri Milinkoviç tregoi besimin e tij për Hoxhën. Partizani ka kështu në fushë ëdhe kapitenin më me eksperiencë të Superiores.
MBROJTJA- Janjeva konfirmohet në mbrojtje. Më tej Preka dhe Marku kanë blinduar vendin e tyre, teksa ky i fundit nuk as rival aktualisht pasi Karlos Martinez akoma nuk është rikuperuar. I vetmi dyshim mund të jetë nëse rikthehet Atanaskoski apo Buxhelaj e nis nga minuta e parë. Pavarësisht sfidës me Bylisin, futbollisti i dalë nga akademia e Partizanit duket se është zgjedhje e parë për trajnerin Milinkoviç. Kjo pasi Atanaskoski u ul në stol sapo Buxhelaj u rikuperua, edhe pse vinte nga një ndeshje e konsideruar pozitive personalisht ndaj Elbasanit.
MESFUSHA- Ismaili dhe Mehmeti duket se kanë blinduar vendin në formacion, duke parë edhe pesë javët e mëparshme. Partizani ka vuajtur jo pak lidhjen mes reparteve, megjithatë Milinkoviç me shumë gjasa nuk do ndryshojë diçka nga kjo dyshe.
REPARTI OFENSIV- Gudjufi u ul në stol ndaj Bylisit siç pritej, teksa vendin e tij e mori Garsia në krahun e djathtë të sulmit. Ky rotacion parashikohet të bëhet sërish, për të rikthyer Gudjufin titullar. Më tej ndodhet Hjumen, vendin e të cilit po ashtu e synon Kote. Isgandarli është sulmuesi i vetëm i Partizanit që ka shënuar deri tani, ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë. Dhe linja e majtë do i besohet futbollistit me eksperiencë. Sulmin do e udhëheqë Bintsuka, që pret të zhbllokohet pasi ndodhet në kondicionin e duhur fizik. Nëse Skuka aktivizohet, do të jetë surpriza për repartin ofensiv pas rikthimit nga dëmtimi.

Italiani ndryshon për derbin, tekniku rikthehet te 4-4-2?
Tirana do të zbresë sot në “Air Albania” përballë Partizanit në derbin e madh të kryeqytetit. Bardheblutë e Roberto Bordin, të ndodhur në fundin e tabelës, kërkojnë një fitore që do të vlente shumë për moralin, për rikthimin në garë dhe për të ndezur shpresat te tifozët e shumtë. Një sukses në derbi nuk ka vetëm vlerën e tre pikëve, por shërben edhe si shtysë psikologjike për një skuadër që ende nuk ka gjetur ekuilibrat. Trajneri italian ka vendosur të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në formacion, duke u kthyer te skema klasike 4-4- 2. Lëvizjet e tij lidhen drejtpërdrejt me mungesën e Alfred Mensah, i cili ka qenë një nga pikat më të forta të Tiranës në fazën ofensive.
PRAPAVIJA – Në portë pritet të nisë Tafas. Katërshja e mbrojtjes do të ketë Haxhiun në të djathtë, Verën në të majtë, ndërsa në qendër do të aktivizohen Valerianos dhe një mes Lleshit ose Dembele. Në stol mbetet Marku, si alternativë për këtë repart. Në mesfushë, Bordin ka menduar për një balancë mes përvojës dhe energjisë. Dyshen qendrore mund ta formojnë Soleri dhe Vogli, ndërsa Zhunior, Rafael dhe Meta (që vjen nga një dëmtim) mbeten alternativa të vlefshme. Në krahë do të vendosen Tabeku në të djathtë dhe Fernandez në të majtë, të cilët kanë detyrën të furnizojnë repartin ofensiv me topa.
SURPRIZA E MADHE – Në mungesë të Mensah, trajneri i bardhebluve ka zgjedhur të besojë tek Falaje, i cili bëri mirë në pjesën e dytë ndaj Dinamos. Përkrah tij do të aktivizohet Patsatsia, që do të ketë rolin e sulmuesit të dytë, duke formuar kështu një dyshe të re në repartin e avancuar.

PANORAMASPORT.AL













