Postuar: Janar 11, 2026 | 23:25
Ishin pranë akordit, por drejtori i Tiranës i mbyll “derën” ish-mesfushorit të Kombëtares: Kemi sjellë lojtarë të tjerë në atë pozicion
Te Tirana duket se nuk ka më vend për Kamer Qakën. I ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive”, drejtori sportiv i bardhebluve, Omer Bunjaku, zbuloi se kanë qenë në kontakt prej muajit tetor me ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, por afrimi i lojtarëve të tjerë, ka bërë që dera të mbyllet për Qakën.

“Me Kame Qakën kemi qenë në kontakt shumë muaj më përpara, në muajin tetor mos gabofsha. Kam qenë në kontakt edhe me drejtuesit e Shkëndijas që çfarë do bëjmë, por ne kemi sjellë në atë pozicion e Kamerit lojtarë të tjerë dhe pretendojmë po të marrim një mesfushor, ta marrim me parametra të tjera”, u shpreh Bunjaku.
PANORAMASPORT.AL













