Ish-lojtari i Vllaznisë po spikat në Kosovë, tregon prapaskenat: Më mbaronte kontrata, por më motivuan për qëndrimin
Flori Spahija ishte një nga emrat, që pas eksperiencës me Vllazninë në edicionin e kaluar vendosi ta vazhdonte karrierën në Kosovë. Aty ku përfitoi Prishtina, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë.

Kryeqytetasit vendosën për huazimin e Spahijës se Vjosa në Ligën e Parë. 22-vjeçari është kthyer në lider te Vjosa duke spikatur gjatë këtij sezoni. Për këtë edhe është intervistuar në Kosovë duke zbuluar prapaskenat e transferimit ndër të tjera.
“Vija nga një dëmtim shumë i rëndë në fillimin tim tek Vllaznia, pavarësisht se kisha disa oferta nga Superliga shqiptare dëshira ime ishte të lëvizja. Shokët e skuadrës nga Kosova më kishin folur shumë mirë për kampionatin kosovar dhe sidomos për Prishtinën. Më pritën shumë mirë dhe u ndjeva si i shtëpisë. Koha e gjatë e rikuperimit kërkonte që unë të luaja sa më shumë, prandaj ramë dakord me drejtuesit e Prishtinës që të huazohesha tek Vjosa qe te kisha mundësi t’i rikthehesha formës më të mirë. Besoj se kemi bërë veprimin e duhur.
Tek Vjosa kam gjetur një mikpritje shumë të mirë. Aktivizimi i vazhdueshëm më ka ndihmuar shumë që të rifitoj besimin dhe formën time. Normalisht kontrata e huazimit më mbaronte në dhjetor, por stafi teknik i Vjosës, shokët e ekipit dhe lojtarët e ardhur në dhjetor më motivuan më shumë për të qëndruar e për të bërë më të mirën për ekipin e Vjosës, që besoj që po ja dalim të gjithë së bashku.
Siç e dini Vjosa u ndërtua si ekip shumë pak dite para fillimit të kampionatit. Patëm një fazë të parë të vështirë. Por me ardhjen e tranjerit të ri, dhe me disa lojtarë të ardhur në dhjetor çdo gjë ka ndryshuar. Stafi teknik dhe shokët e skuadrës kanë bërë një punë shumë të mirë. Punojmë shumë dhe rezultatet janë të dukshme. Asnjë ekip në ligë s’do e ketë të lehtë me Vjosën deri në fund. Se deri ku do shkojmë atë do e shohim me fundin e kampionatit. Unë momentalisht punoj fort dhe mundohem të jap më të mirën për Vjosën.
Trajneri Megzon Visoka dhe stafi i Vjosës më ka qëndruar shumë pranë dhe më ka ndihmuar shumë në anën profesionale”, u shpreh Spahija në intervistën për “Gazetën Express” në Kosovë.
PANORAMASPORT.AL













