Postuar: Maj 5, 2025 | 13:51
Ilir Daja u shqetësua nga ofendimet në “Arena Kombëtare”, nis hetimi për tifozin e Vllaznisë
Vllaznia mposhti dje Dinamon me rezultatin 2-1. Kuqeblutë do të luajnë në finalen e madhe të Final Four, pas një gjysmëfinale të mbushur me tension.

Trajneri Ilir Daja u ofendua nga disa tifozë në “Arena Kombëtare”, ndërsa Policia ka njoftuar se një prej tyre është proceduar në gjendje të lirë.
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. T., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Dinamo”, dyshohet se ka fyer dhe shqetësuar trajnerin e ekipit Dinamo”.
PANORAMASPORT.AL













