I vë ndihmës gjyqtarin e Premier Ligës, UEFA cakton Enea Jorgjin në duelin e skuadrës që eliminoi Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2025 | 19:28

I vë ndihmës gjyqtarin e Premier Ligës, UEFA cakton Enea Jorgjin në duelin e skuadrës që eliminoi Egnatian

Enea Jorgji do të gjykojë për herë të parë në këtë sezon në arenën ndërkombëtare një ndeshje në turin e tretë të Ligës së Europës. Gjyqtari ndërkombëtar shqiptar është caktuar të drejtojë një sfidë në Bosnjë Hercegovinë.

jorgji

Ai do të drejtojë ndeshjen mes Zrinjskit vendas dhe Breidablik, skuadrës e cila eliminoi Egnatian nga Liga e Kampioneve por doli vetë nga ai turne në turin e dytë dhe tashmë kthehet të luajë në Ligën e Europës.

Asistentë të Jorgjit për këtë sfidë janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Olsid Ferataj. Bie në sy se në këtë ndeshje, në sallën e VAR do të jetë kryesor një emër i njohur ndërkombëtar i cili gjykon rregullisht në Premier Ligë, anglezi Stjuart Atuell. Ndërsa asistent i VAR-it është një tjetër gjyqtar nga Superiorja, Albert Doda.

PANORAMASPORT.AL