I shënoi dopietë Dinamos, Tsague: Fitonim edhe me 11 lojtarë, besojmë 100 % te titulli kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2026 | 21:32

I shënoi dopietë Dinamos, Tsague: Fitonim edhe me 11 lojtarë, besojmë 100 % te titulli kampion

Blaise Tsague ishte protagonist në triumfin 3 me 0 që Elbasani arriti ndaj Dinamos, duke shënuar dopietë. Sulmuesi u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, teksa në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, deklaroi:

bandicam 2026-05-24 21-29-26-661

“Këto janë gjëra që ndodhin, ndaj Egnatias nuk luajtëm ndeshje të mirë. Jam shumë i lumtur se sot treguam që mund të japim më shumë, jam shumë i lumtur që fituam.

Ne punojmë gjithë kohës në stërvitje që të bëjmë lëvizje të sakta. Jam shumë i lumtur që bëmë mirë dhe gjithmonë përpiqemi që të zbatojmë detyrat.

Ne do e fitonim ndeshjen edhe me 11 lojtarë, kemi fituar ndeshje edhe kur kemi qenë në me 10 dhe kundërshtari me 11. Besojmë 100 % te titulli, do të japim 200 % në ndeshjen e fundit”, deklaroi Tsage.

PANORAMASPORT.AL