I pret Tirana në finale, kompanitë e basteve zgjedhin favoritin për ndeshjen Besa-Pogradeci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2025 | 15:45

I pret Tirana në finale, kompanitë e basteve zgjedhin favoritin për ndeshjen Besa-Pogradeci

Besa dhe Pogradeci do të luajnë një sfidë vendimtare në “play-off” të Kategorisë së Parë. Fituesi i këtij takimi përballet me Tiranën më pas, për të luajtur në Superiore gjatë sezonit të ardhshëm.

BESA POGRADECI

Kompanitë e basteve kanë ndarë koeficientët, ndërsa ndeshja do të nisë në orën 17:00. Besa konsiderohet favorite për të fituar në “Elbasan Arena”. Kavajasit kuotohen me koeficient që shkon deri 1.8.

Në anën tjetër, fitorja e Pogradecit brenda 90 minuta ka koeficient deri 4. Barazimi varion nga koeficienti 3. Në kampionatin e rregullt të Kategorisë së Parë, Besa e mbylli si vend i tretë dhe Pogradeci si vend i pestë.

Kavajasit eleminuan para këtij takimi Apoloninë me barazim, ndërsa pogradecarët ia dolën me fitore përballë Burrelit. Ndeshja e sotme duhet të njihet me një fitues, që në rast barazimi brenda 90 minutave, do të luhet shtesa apo do të goditen penalltitë.

LISTA E KOEFICIENTEVE

Screenshot 2025-04-28 153104

PANORAMASPORT.AL