I dhuroi kualifikimin Bylisit ndaj Tiranës, heroi Ruçi: Gol i rëndë, tani duhet të mundim Laçin
Autori golit të fitores, Flamur Ruçi foli në fund të ndeshjes me Tiranën. Ndeshje që ai e vendosi me rrjetën në minutën e 113-të të lojës.
“Të them të drejtën kam qenë me temperaturë dhe nuk qeshë në formën më të mirë. Hyra si zëvendësues dhe jam i kënaqur që shënova golin e fitores, por më shumë jam i kënaqur, që ky gol kualifikoi skuadrën time në çerekfinale. Kaluam turin dhe jam i gëzuar”, tha në fillim Ruçi për “Panorama Sport”.
Mesfushori i Bylisit u kthye edhe te kampionati, që sipas tij është shumë i rëndësishëm. Sidomos sfida me kurbinasit për fundin e tabelës, pasi sipas tij një trepikësh në atë lojë do të ishte vendimtar për të ardhmen e Bylisit.
“Të shohim të fitojmë edhe me Laçin në kampionat do të ishte mjaft e bukur. Nga mua pritet që këtë sezon të shënoj sa më shumë gola, sa më shumë fat e të shitem në fund të vitit. I kam dhënë dhe fjalën presidentit. Dedikimi shkon për vëllain. Gjithmonë”, mbylli Ruçi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"