I dha fitoren Partizanit ndaj Egnatias, Skuka kap “mat” Kekon: Për numrin s’të thashë gjë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2025 | 11:01

I dha fitoren Partizanit ndaj Egnatias, Skuka kap “mat” Kekon: Për numrin s’të thashë gjë, por…

Partizani fitoi mbrëmë ndaj Egnatias(0-1), falë golit të Kekos. Ky i fundit ktheu në gol 11-metërshin e fituar në pjesën e dytë.

Screenshot 2025-04-04 091328

Festimi në gjysmëfinalen e parë të Kupës, që u luajt në transfertë, kishte autorin e golit në qendër të vëmendjes. Klubi ka postuar si zakonisht fotot pas ndeshjes, teksa është Xhuliano Skuka që vënë re një detaje.

“Për numrin s’të thashë gjë, tani dhe festimin e more”, komenton me doza humori Skuka.

Keko, që tashmë mban numrin 9, tregoi stemën e Partizanit, festim ky i parë edhe nga Skuka. Ish-lojtari i Partizanit po e vazhdon karrierën në Rumani me Poli Iasin.

Screenshot 2025-04-04 104301

PANORAMASPORT.AL