Postuar: Prill 1, 2025 | 22:23
Humbje e rëndësishme për Tiranën në derbi, do i mungojë lojtari “kyç” në mesfushë
Lojtari më i rëndësishëm i Tiranës në mesfushë, Rafael, nuk do të luajë në derbin me Partizanin.

Mesfushori plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë dhe lojën do ta shohë nga tribuna. Për bardheblutë kjo është humbje e madhe, pasi braziliani është çelësi i lojës së Tiranës.
Futbollist ky, që do të ndihet jo pak në sfidën ndaj të kuqve. Tirana tani e ka “jetë a vdekje” fitoren të hënën e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL













