Humbja e tretë radhazi e Partizanit, Abilaliaj ia vë fajin gjyqtarit: U pa që në fillim tendenca, lojtarët e kuptuan që luanin edhe kundër arbitrit
Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, ka theksuar se humbja e sotme përballë Elbasanit erdhi si pasojë e vendimeve të gjyqtarit në pjesën e parë të ndeshjes.

“Në fillim, doja të thosha që pjesa e parë mendoj se ato 2-3 episode vendosën rrjedhën e gjithë ndeshjes. Kam përshtypjen se u duk që në fillim tendenca e kartonit, karton i verdhë për Prekën pa bërë asgjë, penalltia pastaj që Elbasani nuk kishte ardhur asnjëherë në zonën tinë. U bënë shumë gjëra bashkë duke pasur parasysh momentin, mendoj se arbitri në këto momente nuk ka qenë në lartësinë e kësaj ndeshje, për mënyrën se sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje. Episodet si rrodhën në këtë ndeshje në pjesën e parë, ashtu vazhduan edhe në të dytën dhe pastaj bëhet e vështirë.
Është ndeshje rëndësishme, luajmë për tre ditë, kalendari është i ngjeshur. Duket të analizojmë shpejt gabimet tona, tre-katër lojtarë kanë vuajtur formën jo më të mirë, se në një ndeshje si kjo, e këtë lloj episodesh e gjykimi bëhen shumë. Duhet të shohim pjesën tonë, nuk duhet t’i kishim dhënë asnjë mundësi kundërshtarit të shfrytëzonte këto raste të dyshimta. Por kam besimin se ajo që ndodhi në pjesën e par, ndikoi pastaj në vijim.
Zëvendësimet i bëmë që të mbanim të njëjtin intensitet, të mbanim luftën në gjysmëfushën e Elbasanit. E përsërita që në momentin që mundohem të futim forca të reja dhe duke pasur parasysh që njerëzit që u futën nuk arritën në kualitet e intensitet të asaj që kërkonim. Besoj se me daljen me karton të dytë të verdhë të Mehmetit, bëri që pastaj çdo gjë të precipitonte> Deri në daljen e Mehmetit besoj se ishim përsëri aty, pavarësisht se zbritëm më poshtë me Gudjufin e Atanaskoskin. Por deri kur forcat ishsn të barabarta, mund ta rimerrnim ndeshjen, patëm raste në fund për të barazuar, kishim rastin e Elekes, Gudjufit e Kotës. Pastaj nuk e kuptova si faullin e parë dhe kur e nxori me të kuq prapë Mehmetin, diçka u bë konfuzionale se është e vështirë për lojtarët që janë të frustruar e kuptojnë që duhet të luftojnë kundër lojtarëve në fushë dhe arbitrit. Kjo nuk na ndihmon pastaj.
Për momentin shifrat e mbrojtjes mund të duken në letër shqetësuese, por duke pasur parasysh mënyrën si kemi marrë golat… Sot nëse Elbasani nuk do të kishte dy penallti në favor, nuk do të kishte mundësi tjetër të godiste portën. Edhe me Laçin e morëm gol nga distanca. Po mundohemi të krijojmë një diçka të re, për mënyrën si luajmë e vendosemi, të jemi më mirë në fushë. Por këto mekanizma duhen përmirësuar, ne ia bëmë pak më të lehtë me disa individë që vuajtën intensitetin e lojës, sidomos krahët tanë. Por e përsëris që përveçse kemi marrë gol nga distanca apo penallti, është shumë e vështirë t’i shënosh kësaj mbrojtje. Por gjithsesi për pjesën e gjykimit merret kush ka për t’u marrë, nuk më takon mua. Mua më takon që gabimet e sotme, 3-4 individë nuk ishin në intensitetin e ndeshjes, ndoshta edhe me episode tendencioze. Ne kemi ndeshjen e radhës që vjen shumë shpejt”, tha Abilaliaj për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













