Historia e gjatë e dueleve/ Tirana – Flamurtari, përballja e fundit më 18 korrik 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2025 | 20:26

Historia e gjatë e dueleve/ Tirana – Flamurtari, përballja e fundit më 18 korrik 2020

Historia e gjatë e përballjeve mes Tiranës dhe Flamurtarit u mbyll për momentin më 18 korrik 2020, kur dy skuadrat u ndeshën për herë të fundit në Kategorinë Superiore.

dalipiii

Takimi i luajtur në kryeqytet përfundoi me fitoren e bardhebluve 2-0, një rezultat që konfirmoi edhe një herë epërsinë e Tiranës në këtë rivalitet tradicional. Që në minutat e para, Tirana tregoi se ishte më e organizuar dhe më e vendosur për të marrë tri pikët.

Avantazhi erdhi herët, në minutën e 20-të, kur Ernest Muçi realizoi një gol të bukur, duke kaluar bardheblutë në avantazh. Goli i parë i dha qetësi Tiranës, e cila administroi lojën me përvojë dhe intensitet të lartë. Në pjesën e dytë, presioni i bardhebluve u shpërblye sërish. Në minutën e 67-të, Marsel Ismajlgeci shënoi golin e dytë, duke vulosur fatin e takimit dhe duke i dhënë Tiranës një fitore të pastër 2-0. Ky takim kishte një domethënie të veçantë, pse ishte përballja e fundit mes dy skuadrave në elitën e futbollit shqiptar.

Pas sezonit 2019-20, Flamurtari ra nga Kategoria Superiore dhe prej asaj kohe nuk është rikthyer më në mesin e më të mirëve. Ndërkohë, Tirana jo vetëm që fitoi këtë ndeshje, por vazhdoi të forcojë statusin e saj si skuadra më e titulluar në vend.

Rezultati 2-0 mbetet në kujtesën e tifozëve si mbyllja e një kapitulli të gjatë rivaliteti mes dy emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar. Me golat e Muçit dhe Ismajlgecit, bardheblutë vulosën një epokë ku diferencat në nivel dhe rezultate mes dy ekipeve u u theksuan më shumë se kurrë.

PANORAMASPORT.AL