Goleadorët e ndeshjes derbi që nga viti 2013, “zhduken” bomberat e Partizanit dhe Tiranës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2025 | 11:29

Goleadorët e ndeshjes derbi që nga viti 2013, “zhduken” bomberat e Partizanit dhe Tiranës…

Xhevahir Sukaj (Partizani) dhe Idriz Batha (Tirana) janë dy golashënuesit më të mirë në derbi që nga sezoni 2013-2014, kur Partizani u kthye në Kategorinë Superiore.

partizani-tirana

Të dy kanë shënuar nga 4 gola, çka i bën ata të mbeten të pathyeshëm ende në këtë statistikë. Ata që i janë afruar më shumë ishin Maget e Skuka në sezonin e shkuar, por asnjëri nuk ia doli ta mbyllë aventurën me këtë sukses të veçantë.

Nga skuadrat aktuale, duhet thënë se mungojnë lojtarët që dinë të zgjidhin të tilla ndeshje dhe të tregohen “bombera” të vërtetë.

Lojtarët me personalitetin e Sukajt, Bathës, Skukës apo edhe Xhixhës, mungojnë. Madje përveç personalitetit mund të themi se mungon edhe cilësia.

Screenshot 2025-02-09 112758

PANORAMASPORT.AL