Gjyqtari Alla gabon rëndë sipas FSHF, Tirana duhet të luante me 8 lojtarë në “Elbasan Arena”
Në ndeshjen Elbasani – Tirana, një situatë e pazakontë ka shqetësuar sektorin e arbitrimit. Bardheblutë braktisën ndeshjen 9 minuta. Burime nga sektori i arbitrimit bëjnë me dije se, sipas rregullave, kur skuadra u rikthye në fushë, gjyqtari duhej të kishte ndëshkuar 11 lojtarë të Tiranës me karton të verdhë.

Pra, sipas sektorit të gjykimit, gjatë kthimit në fushë nuk u morën masat e duhura disiplinore. Ky gabim i arbitrit ka favorizuar tre lojtarë të Tiranës, Tabekun, Lleshin dhe Ismajlin, të cilët kishin nga një karton të verdhë, do të merrnin karton të kuq, duke e detyruar skuadrën të luante me vetëm 8 lojtarë për minutat e mbetura të ndeshjes.
Një situatë e tillë është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ndikon drejtpërdrejt në baraspeshën e ndeshjes. Nga ana tjetër, Elbasani ka kërkuar që ndeshja të shpallet fitore në tavolinë për shkak të gabimit të gjyqtarit, duke argumentuar se situata ka dëmtuar drejtpërdrejt mundësinë e tyre për të konkurruar në mënyrë të barabartë.
PANORAMASPORT.AL













