Gjykimi në Durrës, ja pesë rastet për moviolën e Teuta-Tirana (VIDEO)
Në Durrës gjykoi Kreshnik Cjapi dhe rastet e diksutueshme nuk munguan. Gabimet e arbitrave nuk munguan, por u korrigjuan nga VAR-i.

Foto: P.Pashollari
4’ Beshiraj shënon për Teutën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë i anësorit Ganxhi. Sulmuesi ishte më i avancuar se mbrojtësi i fundit i Tiranës në momentin e pasimit nga Kruja. (VIDEO)
13’ Sulmuesi i Tiranës, Ernest, shërben te Zharmuni, i cili e dërgon topin në rrjetë. Anësori Malo ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit në sistemin VAR, rezulton se Zharmuni ka qenë OK në momentin e pasimit dhe kësisoj goli u konsiderua i rregullt. (VIDEO) (VIDEO)
46’ Toma i vjedh kohën Dembelesë dhe rrëzohet në zonë pas një dueli për të kapur topin. Pamjet filmike tregojnë se mbrojtësi i Tiranës e ka prekur i pari “sferën”. Nuk kemi të bëjmë me penallti për Teutën. (VIDEO)
67’ Pas një harkimi në zonë të Përgjonit, është Zharmuni që devijon me kokë te Ndreca dhe ky i fundit godet. Topi përplaset në trupin e Jazxhit dhe më pas prek dorën e Llocit. Cjapi vijon lojën, teksa bëhet fjalë për një devijim të pavullnetshëm, në distancë të afërt mes lojtarëve të Teutës. Nuk kemi të bëjmë me penallti për Tiranën. (VIDEO)
71’ Pretendohet sërish penallti nga bardheblutë për prekje të topit me dorë nga Arifi në zonë, por Cjapi nuk e akordon. Vendim i drejtë, pasi topi preku pjesën e barkut të mesfushorit durrsak. (VIDEO)
86’ Kotobelli driblon Markun në hyrje të zonës dhe ky i fundit e pengon. Cjapi akordon penallti për Teutën. Vendim i drejtë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













