Geci: Nuk ka justifikime, ndaj Vllaznisë futemi për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2026 | 23:07

Geci: Nuk ka justifikime, ndaj Vllaznisë futemi për fitore

Vora edhe pse e ka nisur në mënyrën të mbarë fazën e tretë, asaj i kanë munguar pikët e nevojshme të planifikuara gjatë dy fazave të para. Asokohe luante të gjitha ndeshjet jashtë, për mbijetesën dhe në këtë duel kundër shkodranëve, vorakët kërkojnë tri pikë.

geci

Lidhur me përballjen së premtes Vora kërkon fitore ndaj Vllaznisë, sepse është një situatë që nuk lejon më hapa fals për Vorën, e cila kërkon të shfrytëzojë në maksimum favorin fushë për të ekuilibruar pikët e humbura më parë. Lidhur me këtë përballje mbrojtësi i majtë 24-vjeçar Segerso Geci, që te Vora ka luajtur më shumë në rolin e një sulmuesi të majtë do të shprehet para këtij takimi të 15 personal me Vorën, madje duke shënuar dhe një gol.

“Është normale për ne si skuadër e re dhe e brishtë që si objektiv kryesor kemi mbijetesën dhe ndodhemi në një moment delikat kur rivalët e kësaj lufte na janë afruar për të kërkuar fitore ndaj Vllaznisë. Duhet të marrim në konsideratë faktin që gjërat e jashtme nuk na përkasin ne. Ne na duhen problemet e brendshme për të marrë sa më shumë pikë në shtëpinë tonë. Nuk ka alibi dhe justifikime, pasi duhet të jemi të përgjegjshëm për misionin tonë të nisur që në kategorinë e parë me një projekt afatgjatë, që do ta ngjisnim skuadrën dhe do të rezistonim sa më gjatë në Kategorinë Superiore.

Jam i bindur se kjo do të bëhet realitet, falë besimit te grupi lojtarëve që të gjithë të karikuar për realizmin e saj. Kështu që në ndeshjen ndaj Vllaznisë ne futemi për fitore. Jemi të ndërgjegjshëm se çfarë ekipi kemi përballë, jo më kot shkodranët kryesojnë Superioren. Por dhe ne kemi treguar në dy ndeshjet përballë se me ta se sa vlejmë”, tha Geci.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL