Geci lë pas humbjen e Vorës: Presioni na motivon, duhet të marrim tre pikët
Vora ka lënë pas dy humbjet e fundit. Tani po përkushtohet me vendosmëri, në përgatitjen e ndeshjes për takimin e radhës, që do ta zhvillojë të dielën në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. E kjo do të jetë transferta e parë e vorakëve gjatë këtij viti.

SITUATA – Pas kanë lënë pas 8 ndeshjet e fazës së tretë, në të cilat kanë marrë 1 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, kanë shënuar 6 gola dhe kanë pësuar 8 në krahasim me dy fazat e tjera ka qenë një tregues jo i mirë të ecurisë së saj, duke grumbulluar 7 pikë nga 26 gjithsej e duke dituar që 19 pikë i takojnë dy fazave të para. Edhe pse u duk sikur do të ndikohej shumë nga faktori fushë, kjo nuk u shfrytëzua dhe u bë faktor pozitiv pasi humbi pasi kapacitetet e Vorës ishin më të pakta për shkak mungesash, gjatë dëmtimeve e penalizimeve me kartonë.
Pas 26 javëve është krijuar një situatë e ndarë më dysh superioren. 6 skuadrat e para që luftojnë për zonën “play off” dhe 4 skuadra që luftojnë për mbijetesën. Pra jemi në prag të minikampionateve të superiores që do të shpërthejë gjatë fazës së fundit. Vora edhe pse qëndron në pozicion më lart se ballshiotët, me këtë rivalë që kanë shpallur luftën e largimit nga zonës “play out” i duhet të paktën të marrë një pikë në këtë përballje për të ruajtur pozicionimet e tyre. Por një humbje mund ti kushtojë shumë rëndë e të këmbejnë vendet me njëri-tjetrin. Kështu që destinacionin e radhës, ndeshja në Ballsh kundër Bylisit, pritet që të jetë e zjarrtë e fortë me vendosmëri nga të dyja skuadrat për ti shkëputur pikët njëra-tjetrës, në mënyrë që të mund të largohen nga kjo zonë e rrezikshme.
BILANCET – Në dy përballjet e të këtij sezoni, skuadrat kanë ndarë pikët nga tre secila, ku një ndeshjet e ka fituar Bylis në shtëpi 2-1 dhe tjetrën e ka fituar Vora në “Selman Stërmasi” 4-1. Ndërsa gjatë dekadës së fundit, ata janë ndeshur gjithsej 8 herë nga të cilat 2 herë në Superiore, një herë në kupë dhe 5 herë në kategorinë e parë. Në të 8 përballjet Vora ka regjistruar vetëm një fitore me ballshiotët, atë të ndeshjes së fundit të luajtur në Tiranë 4-1. një barazim në Kategorinë e Parë dhe të gjitha takimet e tjera kanë për fitues Bylisin që regjistron 6 fitore me golaverazhin 10-15 për skuadrën mallakastriote.
GECI – Lidhur me përballjen së dielës, mbrojtësi i majtë, 24-vjeçari nga kryeqyteti, Segerso Geci, gjatë prononcimit të tij shprehet fillimisht, “Presioni na motivon, duhet të marrim me çdo kusht 3 pikët përballë Bylisit, por edhe një pikë do të na kënaqte”. Duke vijuar më tej ai thotë se “skuadra është duke u përgatitur mirë për të dhënë maksimumin e për të marrë tre pikët, që do të ishte një shkëputje nga një rival direkt. Kemi kohën në dispozicion deri të dielën për ta shfrytëzuar me praktikat e seancave stërvitore.
Nuk do të jetë e thjeshtë, por jemi pozitivë sepse ndjejmë presionin e nëse në çdo ndeshje ke presion edhe përqendrimi është më i lartë. Këto tre pikë për ne janë të domosdoshme, sepse kemi përballë një rival direkt në luftën e mbijetesës. Dëshira për ta fituar këtë takim është shumë e madhe. Kjo do të jetë një ndeshje ndryshe ku të dy ekipet e kërkojnë fitoren. Dëshira për tre pikët qëndron brenda grupit. Kemi lënë pas rezultatet negative e tashmë kërkojmë të rikthehemi tek ato pozitive. Ky është një rast që mund të shkëputemi nga një rival”, ka përfunduar Segerso Geci.
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL













