Fundi i vitit 2025, pesë skuadra në garë për titull! Çfarë ka prodhuar Seria A deri tani
Fundi i vitit 2025 në ka mpionatin italian i gjen skuadrat “big” në garë për titull. Kur duhen vetëm 2 javë nga fundi i fazës së parë, në Serie A nuk flitet për “arratisje” të asnjë skuadre. Përkundrazi janë plotë 5 skuadrat, që janë në garë për titullin, duke qenë tepër e vështirë për të parashikuar favoriten kryesore, në pikën ku ndodhet kampionati.

GARA E “ZJARRTË” PËR TITULL
Napoli vjen me moral të lartë pas fitores së Superkupës së Italisë dhe është një pretendent serioz për vendet e para, edhe pse ka pësuar disa humbje të papritura në kampionat. Ata mbeten kampionët në fuqi dhe skuadra për tu mundur këtë sezon. Inter dhe Milan janë ende në garë direkte për titull, me Inter që ka një kombinim të fortë ofensiv dhe organizim të mirë mbrojtës, ndërsa Milani nën drejtimin e Alegrit duket se është rikthyer në identitet. Skuadrat e tjera si Juventus (me kthimin e Spaletit), Roma dhe Komo po difuzojnë potecial të madh, por edhe zbrazëti në konsistencë – kjo reflektohet në statistikat e rezultateve që luhaten nga njëra javë në tjetrën, duke bërë garën për pozicionet europiane një betejë të hapur deri në fund.
STATISTIKAT, TALENTET DHE NUMRAT E PRODHUAR DERI MË TANI
Serie A 2025?26 po zhvillohet si një nga sezonet më konkurruese dhe numerikisht interesante të dekadës. Kampionati ka ofruar gola spektakolare, surpriza ekipesh, statistika që flasin vetë dhe individë që po dalin në pah me performanca që brejnë tituj dhe rekorde. Në listën e golashënuesve deri tani, Lautaro Martínez i Interit është një nga liderët kryesorë në kampionat, duke shërbyer edhe si një motor kreativ i skuadrës. Pas tij renditen emra si Kristian Pulisiç i Milanit e Niko Paz i Komos, apo edhe dhe Hakan Çalhanoglu i Interit gjithashtu e Orsolini i Bolonjës, duke treguar se Serie A nuk është më e varur vetëm te një shënues i vetëm, por golat vijnë edhe nga mesfushorët. Jo vetëm gola, por edhe lufta për asistet është e ashpër. NiKo Paz i komo udhëheq listën me 6 asistime, duke treguar se edhe ekipe që nuk janë në podium kanë kreativitet të madh mes lojtarëve të tyre. Në renditje më pas vijnë Federiko Dimarko i Interit me 5 asistime, Emil Holm i Bolonjës me 4 dhe Kenan Ildiz i Juventus me 2 asistime – një sinjal i qartë se edhe lojtarë të rinj po japin kontribut të madh.
MESATARJA E GOLAVE GJITHNJË E MË SHUMË NË RRITJE
Serie A po zhvillon rreth 160 nga 380 ndeshjet e planifikuara, dhe mesatarja e golave total në ndeshje është relativisht e lartë, duke sugjeruar se goli po kthehet në pjesë normale të çdo ndeshjeje italiane. Statistikat tregojnë se Interi mbetet skuadra që dominon në këtë aspect duke patur diferencë të konsiderueshme nga ndjekësit. Lautari-Turam-Pio Esposito dhe Boni duket se kanë gjetur harmoninë e duhur mes njëri tjeterit duke i kthyer zikaltrit e Kristian Kivut në një makineri golash. Ndërkohë Roma ka qenë në top?5 ekipet me më pak gola të përfshirë (shënuar + pësuar).
ASPAKTI MBROJTËS
Nga këndvështrimi mbro-jtës, ekipet po demonstrojnë stil shumë të ndryshëm: Roma është surpriza e vërtetë në këtë aspect, duke qenë mbrojtja më e mire e kampionatit me vetëm 10 gola të pësuar. Me në krye një trajner si Xhan Piero Gasperini të pakët mund të kenë qenë ata që kanë menduar se me stilin e lojës së tij mund të bënte që Roma të kryesinte renditjen. Atalanta kryeson në ndërhyrje dhe duela të fituara, me një numër të madh të takimeve të kontrolluara, ndërsa Ekipe si Kalajari dhe Komo kanë një sasi të madhe duelarësh fituar me posedim të fortë, duke treguar se futbolli italian po ndryshon drejt një qasjeje totalizueshëm më dinamik.
LOJTARËT QË PO SHKËLQEJNË KËTË SEZON
Në mesin e emrave që po shkëlqejnë janë:
Lautaro Martínez (Inter) – Kapiteni nuk po ndalet së shënuari, duke udhëhequr skuadrën drejt vendit të parë me golat dhe rolin e motivuesit të ekipit.
Kristian Pulisiç (Milan) – Sulmuesi amerikan po justifikon besimin e trajnerit duke qenë një nga pikat kryesore golash.
Niko Paz (Komo) – Emergjencë e sezonit: me asistet dhe golat e tij po bën dallimin për ekipin surprizë, Komo.
Rikardo Orsolini (Bolonja) dhe Xhanluka Skamaka (Atalanta) – Dy figura që nuk ndalen së rrituri në statistikë dhe besimin e trajnerëve. Në bazë të statistikave të golave, deduktimet tregojnë se:
Goli mesatar për ndeshje është mbi 2.3, një tregues pozitiv për spektaklin dhe ofensivë. Ekipe të mesit të tabelës po kontribuojnë shumë në golat sezonit, duke reduktuar hendekun mes klubeve të “mëdhenjve” dhe atyre të klasës së mesme.
IGLI ÇUTRA-PANORAMASPORT.AL













