Fundi i një epoke, mbrojtësi i jep lamtumirën Besës pas aventurës katërvjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2026 | 12:02

Fundi i një epoke, mbrojtësi i jep lamtumirën Besës pas aventurës katërvjeçare

Pas katër vitesh bashkëpunim, ka marrë fund aventura e mbrojtësit Joni Nurja me Besën e Kavajës. Ka qenë vetë futbollisti 24-vjeçar që ka zyrtarizuar largimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë fund një periudhe të rëndësishme të karrierës së tij me fanellën verdhezi.NURJA

Nurja ishte një nga lojtarët që kontribuoi ndër vite për Besën, ndërsa ndarja mes palëve vjen në prag të ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri. Në mesazhin e tij të lamtumirës, mbrojtësi ka falënderuar klubin, trajnerët, shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre katër sezoneve.  Postimi i Joni Nurjes:  “Sot (dje) mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm për mua me KF Besa Kavajë.  Dua të falënderoj nga zemra klubin, trajnerët, shokët e ekipit dhe tifozët për çdo moment, mbështetje dhe kujtim që kemi ndarë bashkë.

Kjo fanellë më ka mësuar shumë, më ka bërë më të fortë dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim. Largohem me respekt, mirënjohje dhe krenari që kam qenë pjesë e këtij klubi. Ju uroj suksese të pafundme në vazhdim dhe shpresoj që rrugët tona të kryqëzohen përsëri një ditë. Faleminderit për gjithçka, Besa.” Me largimin e Nurjes, Besa humbet një nga lojtarët që ka qenë pjesë e ekipit për disa sezone radhazi, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit 24-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL