Fund i çmendur i Superiores me shumë llogari, ja në cilat pozicione mund të mbyllë sot secila skuadër sezonin e rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 10:16

Fund i çmendur i Superiores me shumë llogari, ja në cilat pozicione mund të mbyllë sot secila skuadër sezonin e rregullt

Ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore do të jenë përcaktuese për tabelën finale për shumë objektiva të ndryshëm. Gjithçka duket e hapur pasi në varësi të kombinimeve të rezultateve, asnjë skuadër nuk e ka të sigurt pozicionin aktual që mban para se të zbresë në fushë për javën e 36-të.

superiore renditja

Nga vendi i parë, në të fundit, çdo gjë është në lojë dhe ka skuadra të cilat mund të mbyllin kampionatin në varësi të rezultateve, deri në 4 pozicione të ndryshme në tabelën e klasifikimit, sado e çuditshme që mund të duket.

Në vijim, keni të gjitha pozicionet në të cilat mund ta mbyllin kampionatin secila skuadër në varësi të kombinimeve të ndryshme:

Pozicionet e mundshme të skuadrave pas javës së 36-të

Egnatia – Vendi 1 ose 2

Vllaznia – Vendi 1, 2 ose 3

Dinamo – Vendi 2 ose 3

Elbasani – Vendi 4 ose 5

Partizani – Vendi 4 ose 5

Teuta – Vendi 6 ose 7

Bylisi – Vendi 6, 7, 8 ose 9

Skënderbeu – Vendi 7, 8, 9 ose 10

Tirana – Vendi 8, 9 ose 10

Laçi – Vendi 8, 9 ose 10

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL