FSHF nuk u beson shqiptarëve për “Final Four”, Jemini zbulon emrat e dy gjyqtarëve ndërkombëtare në garë për finalen
Ndeshja për titullin kampion në Kategorinë Superiore, finalja e madhe e “Final Four”, do të drejtohet përsëri nga gjyqtarë të huaj. Për këtë është i bindur Lorenc Jemini i cili a zbuluar edhe emrat e dy kandidatëve që institucioni i futbollit po shqyrton për t’i besuar sfidën e 12 majit.

Një vit më parë ishte britaniku Antoni Tejlor ai i cili drejtoi ndeshjen e titullit mes Egnatias dhe Partizanit, të përfunduar me suksesin e rrogozhinasve. Edhe emrat e përzgjedhur këtë vit janë po aq të njohur.
“Janë Szimon Mançiniak dhe Dani Makeli”, tregoi ish-gjyqtari Jemini në “Procesi Sportiv”, duke theksuar se përsëri këtë vit zgjedhja do të binte te ndërkombëtarët e huaj, ndonëse kampionati shqiptar ka 4 të tillë me stemën e FIFA-s. Tani mbetet të mësohet nëse do të jetë polaku Marciniak apo holandezi Makeli ai i cili do të drejtojë sfidën e 12 majit që do të vendosë edhe titullin kampion në Superiore.
PANORAMASPORT.AL













