FOTO+VIDEO/ Spektakël nga tribuna, por*ostarja sjell një copëz nga Italia në Botëror
Tifozët e Kupës së Botës morën më shumë sesa prisnin kur ylli i filmave për të rritur, Raissa Bellini, u shfaq në stadium me një veshje tepër provokuese.

Italiania 37-vjeçare udhëtoi drejt Majamit për të ndjekur barazimin 2-2 mes Uruguait dhe debutuesve të turneut, Kepit të Gjelbër. Raissa nuk kaloi pa u vënë re, pasi mbërriti në prag të sfidës së Grupit H me një veshje që la pak vend për imagjinatë. Ajo pozoi me tifozët e pranishëm duke veshur vetëm një palë pantallona të shkurtra xhins dhe një shall të Kupës së Botës të vendosur mbi gjoks.
Më vonë, Bellini u pa edhe brenda stadiumit, e veshur me një bluzë me dekolte të theksuar. Pamjet dhe videot e saj u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga tifozët.
Para se të hynte në industrinë e filmave për të rritur, Raissa kishte punuar për pesë vite si stjuardesë në jahte luksoze, ku kishte rastin të takonte miliarderë, personazhe të njohur dhe biznesmenë të fuqishëm. Megjithatë, që nga ndryshimi i karrierës, popullariteti i saj në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm, duke i sjellë një numër gjithnjë e më të madh ndjekësish.
PANORAMASPORT.AL













