Postuar: Maj 13, 2025 | 23:14
FOTO/ U largua papritur nga Partizani, ish-kapiteni i “demave” shfaqet krah drejtorit Olsi Rama
Egzon Belica ishte i pranishëm dje në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ish-kapiteni i Partizanit preferoi të shikonte finalen e Final Four mes Vllaznisë dhe Egnatias, që u fitua nga këto të fundit me rezultatin 0-4.

Belica shpërndau një foto me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama. 34-vjeçari qëndroi te “demat” për 4 vite dhe 8 muaj, para se të largohej papritur kur sezoni kishte filluar.
Dje ndërkohë u mbushën pikërisht 6 vite, nga titulli kampion i fituar pas 26 vitesh pritje në derbi te Partizani. Belica dhe Olsi Rama festonin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Dje ndërkohë u bënë bashkë në tribuna, për një sfidë vendimtare që kurorëzoi Egnatian kampion.

PANORAMASPORT.AL













