FOTO/ Rroftë Europiani! Klubi i Tiranës bëhet me fushë të re stërvitore
Pritet që në ditët në vazhdim fushat e kompleksit të Tiranës, “Skënder Halilit”, të pësojnë një ndryshim rrënjësor.

Tashmë ka nisur investimi për fushën me bar natyral të këtij kompleksi. Tapeti i vjetër është hequr dhe është ribërë nga e para gjithë shtresa ku mbin bari, ndërsa më pas fusha është mbjellë. Deri në maj, fusha do të jetë e gjitha e rigjeneruar.

Ky është një investim i FSHF-së. Komiteti Ekzekutiv, në mbledhjen e parë të vitit 2025, në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” vendosi rinovimin e disa terreneve sportive, ku do të kryheshin punime të thelluara, mes të tjerave edhe kompleksi “Skënder Halili”.

Veç 17-vjeçarëve, në këtë rast përfiton edhe KF Tirana.
PANORAMASPORT.AL













