Postuar: Shtator 4, 2025 | 13:37
FOTO/ Rikthimi te Partizani, Albion Markun e uron edhe mesfushori që Tirana shiti në Itali
Albion Marku vendosi të rikthehet te Partizani. Një lëvizje surprizuese në merkato, të cilën të kuqtë e konkretizuan sot.

Reagimet ishin të shumta dhe një prej tyre ka ardhur nga Jordi Jaku. “Suksese”, i uron mesfushori që po ashtu ka lindur në Mirditë.
Jaku ishte pjesë e Tiranës, deri në janarin e këtij viti. Më pas bardheblutë e shitën kartonin e tij te Bolonja.
19-vjeçari është pjesë e ekipit U-20 të Bolonjës. Klubi i Seria A ka investuar në këtë mënyrë duke besuar te mesfushori shqiptar.

PANORAMASPORT.AL













