FOTO/ Nga Prrenjasi te Fieri, Redon Xhixha “ndez” tifozët e Tiranës pas prezantimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2026 | 12:23

FOTO/ Nga Prrenjasi te Fieri, Redon Xhixha “ndez” tifozët e Tiranës pas prezantimit

Redon Xhixha u prezantua si lojtar i Tiranës, siç “Panorama Sport” kishte zbuluar ekskluzivisht. Sulmuesi është pritur me entuziazëm nga tifozët bardheblu.

fanatics

Te postimi i fundit ku shfaqet krah drejtorit sportiv Omer Bunjaku, komentet janë vetëm pozitive. Po ashtu nuk mungojnë as urimet e tifozëve nga Prrenjasi dhe Fieri.

Xhixha rikthehet në Shqipëri pas dy periudhash të vështira, fillimisht te Karabag dhe më pas me Belouizdad. Tashmë i gjithë fokusi kalon te bardheblutë ku u largua si “Lojtari i Vitit” 2022 në Superiore.

Tirana do të përballet me Skënderbeun, më 10 janar. Ky takim do të jetë i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.

Screenshot 2026-01-08 120720

PANORAMASPORT.AL