FOTO/ Egnatia-Partizani për një biletë në finale e madhe, kompanitë e basteve ndajnë koeficientët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2025 | 13:15

FOTO/ Egnatia-Partizani për një biletë në finale e madhe, kompanitë e basteve ndajnë koeficientët

Egnatia dhe Partizani do të përballen për herë të parë këtë sezon në “Arena Kombëtare”. Kjo ndeshje do të vendosë se cili prej tyre do të luajë në finalen e madhe të Final Four.

egnatia-partizani

Egnatia kuotohet si favorite për ndeshjen që nis në orën 20:00. Rrogozhinasit e kanë koeficientin 2.2 për ndeshjen që luhet në Tiranë.

Partizanit ndërkohë i bën punë vetëm fitorja, që kuotohet 3.3. Në anën tjetër barazimi ka koeficientin 3. Kështu fitorja e Partizanit shfaqet me më pak mundësi në sytë e ekspertëve.

Egnatia luan këtë ndeshje si vend i parë i sezoni të rregullt. Partizani në anën tjetër e mbylli me vendin e katërt.

Screenshot 2025-05-05 130825

PANORAMASPORT.AL