Formacioni më i mirë dhe më i dobët në javën e fundit, mësoni vlerësimet për skuadrat e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2025 | 10:32

Formacioni më i mirë dhe më i dobët në javën e fundit, mësoni vlerësimet për skuadrat e Superiores

Java e 24-t e Superiores u mbyll të hënën. Derbi mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll në barazim pa gola. Pa gola përfundoi vetëm sfida mes Dinamos dhe Teutës.

Superiore

Në anën tjetër fitore korri Vllaznia, Laçi dhe Egnatia. Me humbje e mbyllën javën Bylisi, Skënderbeu dhe Elbasani.

“Panorama Sport” iu sjell më poshtë formacionin më të mirë dhe më të dobët. Po ashtu edhe vlerësimet për çdo skuadër.

FORMACIONI MË I MIRË

Screenshot 2025-02-12 093716

Screenshot 2025-02-12 103351

FORMACIONI MË I DOBËT

Screenshot 2025-02-12 093728

Screenshot 2025-02-12 103402

NOTAT E SKUADRAVE

EGNATIA 8.5 – Një tjetër ndeshje e mirë e kampionëve në fuqi dhe një fitore që konsolidon pozitat e tyre në krye të renditjes. Egnatia tregoi forcën e saj edhe në fushën e Elbasanit, duke menaxhuar mjaft mirë situatat dhe duke shënuar 2 gola. Të pandalshëm kampionët.

LAÇI 8 – Fitore me shumë vlera e skuadrës kurbinase në sfidën mer një rival direkt, madje në fushë kundërshtare. Laçi ka konfirmuar momentin e mirë dhe ka goditur me zgjuarsi nga një herë në çdo pjesë. Mbetet një nga skuadrat në rritje.

VLLAZNIA 8 – Nuk fal Vllaznia, që në fushën e saj ka likuiduar Bylisin me 3 gola. Skuadra shkodrane, edhe pse nuk i zhbllokoi shifrat shpejt, tregoi durim dhe më pas shpërtheu, duke marrë një trepikësh të rëndësishëm përpara tifozëve të saj.

TIRANA 6.5 – Ka bërë një paraqitje të mirë Tirana në derbin me Partizanin. Ka shënuar e para dhe pastaj ka krijuar disa mundësi të mira për të dyfishuar. Mund të ishte treguar shumë më e kujdesshme në momentet e fundit, por pësoi golin që i hoqi fitoren nga duart.

PARTIZANI 6 – U vu në vështirësi Partizani, edhe pse ka diferenca të mëdha me Tiranën në renditje. Bëri shumë pak skuadra e kuqe në këtë sfidë, por ka meritën se nuk u dorëzua deri në sekondën e fundit dhe ia doli të shmangë humbjen me golin e barazimit.

TEUTA 6 – Bëri të gjitha përpjekjet skuadra e Teutës për të rigjetur fitoren, krijoi volum loje dhe disa raste në zonën e Dinamos, por nuk mundi të shfrytëzonte asnjërin prej tyre. Vetëm dëshira dhe iniciativa nuk mjaftojnë, duhet më shumë për fitoren.

DINAMO 5.5 – Një pikë në transfertën e Durrësit nuk është keq në pamje të parë, por duke pasur parasysh atë çfarë dha në fushë Dinamo, mund të konsiderohet një ndeshje e dobët për të. Ndër të paktat raste, ku blutë nuk dhanë asgjë, “ngushëllim” për ta është vetëm rezultati.

ELBASANI 5 – Të mundesh nga kampionët është e pranueshme, por ta dorëzosh ndeshjen në atë mënyrë nuk është aspak e denjë. Elbasani la hapësira prapa dhe shpërdoroi një penallti kur rezultati ishte 0- 0 dhe ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër.

BYLIS 4 – Humbja e tretë radhazi për Bylisin ajo që pësoi në Shkodër dhe që ia komplikon jo pak pozitat e mbijetesës. Ndeshje me shumë gabime kundër një ekipi me kualitet, që nuk e fali dhe e ndëshkoi më 3 gola. Skuadër në rënie.

SKËNDERBEU 4 – Kundër një rivali direkt në fushën tënde minimalisht nuk mund të humbësh, por Skënderbeu bëri “vetëvrasje” kundër Laçit. Një hap i madh prapa pas disa paraqitjeve të mira. Qasje e gabuar dhe gabime të pafalshme në mbrojtje.

PANORAMASPORT.AL