Flamurtari në alarm pas operacioneve radhazi, shtyhet edhe kthimi i një elementi të rëndësishëm kuqezi
Dëmtimet kthehen në makth për Flamurtarin. Sulmuesi nigerian Krist Evo Ememe pësoi një dëmtim të rëndë në takimin ndaj Partizanit, duke tronditur jo vetëm stafin teknik, por edhe tifozërinë vlonjate.

Në minutat shtesë të pjesës së parë të sfidës me Partizanin, Ememe u rrëzua keq pas një ndërhyrjeje të gabuar të mbrojtësit Redon Ismaili. Goditja e fortë solli dëmtimin e klavikulës, duke e detyruar lojtarin të braktisë ndeshjen menjëherë. “Panorama Sport” mëson se 24-vjeçari i është nënshtruar me urgjencë një operacioni dhe se ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme. Megjithatë, parashikimet nuk janë pozitive për rikthimin e shpejtë, pasi Ememe pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj, duke i munguar ekipit në një periudhë delikate të sezonit.
ITALIANI BOLZAN – Operacion i suksesshëm! Ndërkohë, edhe italiani Alessandro Bolzan ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale për dëmtimin e pësuar më herët. Lojtari ndodhet tashmë në fazën e rikuperimit ndërsa mësohet se procesi po ecën sipas planit. Ai pritet të mungojë rreth një muaj, kohë gjatë së cilës do të ndjekë program të specializuar rehabilitimi.
KAPITENI PJESHKA – Rikthimi i shtyrë…Situata mbetet komplekse edhe për kapitenin Denis Pjeshka. Mbrojtësi kishte nisur stërvitjet e diferencuara dhe shpresohej për rikthimin e tij të shpejtë, por dhimbjet në pulpë janë rikthyer, duke e detyruar të pushojë sërish. Gjatë kësaj kohe ai ka ndjekur terapi të specializuar dhe vijon punën individuale me preparatorin fizik. Nëse gjithçka shkon mirë, Pjeshka mund të rikthehet në fushë në javën e dytë të dhjetorit.
SKUADRONE – Argjentinasi gati për Vorën. Lajm më i mirë vjen për mbrojtjen vlonjate. Argjentinasi Luçiano Skuadrone është drejt rikuperimit të plotë dhe pritet të jetë gati për Emergjencë te Flamurtari, Ememe operohet dhe shtyhet rikthimi i Pjeshkës përballjen me Vorën, ndonëse nuk do të arrijë të rikthehet në sfidën ndaj Tiranës, që luhet këtë të diel. 25-vjeçari konsiderohet një përforcim “big” për Flamurtarin, jo vetëm për cilësitë e tij, por edhe për vlerën që ka në tregun ndërkombëtar. Sipas të dhënave të “transfermarkt”, ai vlerësohet me 600 mijë euro, duke u bërë mbrojtësi më i kushtueshëm i Superiores. Skuadrone, që së fundmi ka qenë pjesë e Beroe Stara Zagora në elitën bullgare, pritet të zërë vendin e tij natyral në qendër të mbrojtjes.
BATHA – Rikthim pas dëmtimit. Sa i përket mesfushës, Idriz Batha ka kaluar plotësisht dëmtimin në gju, ku kishte pësuar një këputje parciale të ligamentit krociat. Mesfushori gjirokastrit është rikuperuar dhe trajneri Françesko Moriero e ka përfshirë tashmë në listën e lojtarëve të grumbulluar, fillimisht si alternativë nga stoli.
PANORAMASPORT.AL













