Flamurtari gjen një tjetër kundërshtar në Turqi, luan të shtunën miqësoren e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2025 | 19:46

Flamurtari gjen një tjetër kundërshtar në Turqi, luan të shtunën miqësoren e radhës

Klubi i Flamurtarit vazhdon fazën përgatitore në Turqi, ku skuadra po stërvitet nën urdhrat e trajnerit Karlos Garsia. AI po përgatit grupin për rikthimin e madh në Superiore dhe ekipi atje paralelisht po zhvillon miqësoret për të parë gjendjen e lojtarëve dhe për të përmirësuar situata e lojës që kërkon tekniku i vlonjatëve.

Flamurtari

Pas miqësores së parë ndaj klubit turk të Keçiorengyçy, të mbyllur 2-2, tashmë vlonjatët kanë caktuar edhe ndeshjen e dytë përgatitore gjatë qëndrimit në Turqi. Në resortin në Bolu, ku gjendet aktualisht ekipi vlonjat, nesër në orën 17:00 do të zhvillohet ndeshja e radhës përgatitore, këtë radhë ndaj një ekipi azer.

Kundërshtari i dytë është Turan Tovuz i Azerbajxhanit, një ekip i elitës së futbollit në këtë vend që pritet të jetë një rival interesant për vlonjatët. Edhe kjo skuadër po përgatitet për fillimin e sezonit të ri dhe ka zgjedhur lokalitetet turke për fazën përgatitore.

PANORAMASPORT.AL