Flamurtari befasoi Egnatian, Ribaj tregon çelësin e suksesit: Ja si e përgatita ndeshjen në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2026 | 18:45

Flamurtari befasoi Egnatian, Ribaj tregon çelësin e suksesit: Ja si e përgatita ndeshjen në Rrogozhinë

Trajneri Andi Ribaj foli pas fitores së madhe, që Egnatia mori duke mposhtur Flamurtarin 0 me 2. Tekniku i Flamurtarit analizoi ndeshjen.

ribaj

“Siç e kam thënë, në ndeshjen me Tiranën kemi bërë pjesë të parë jo të mirë dhe i qëndroj asaj që kam konstatuar. Në pjesën e dytë kemi mbajtur Tiranën në gjysmëfushën e saj, ndërsa me Vorën kemi bërë ndeshje të shkëlqyer. Si sot, një nga ekipet më të mira të momentit si Egnatia, Vllaznia, Elbasani, Dinamo, Partizani, ne kemi bërë ndeshje shumë të mira me ekipet e kreut.

Ememen e kishim zgjedhur vetë aty në krahun e djathtë. Egnatia ka një ekip shumë të mirë, luan futboll shumë të mirë. Në krahun e majtë të tyre, sidomos në të majtin, sepse mbrojtësin e krahut të djathtë e fusin nga brenda. Mendova ta kapte Bintsuka. Si Ememe dhe Bintsuka janë shumë të mirë edhe në fazën mbrojtëse, edhe në sulmuese. Doja që mbrojtësi i krahut të majtë të tyre të çohej lart. Albanese futej nga qendra, donin që të krijonin superioritet nga krahët. Unë e kisha përgatitur për bllok të mesëm dhe doja ta kapja në linjat anësore, siç ndodhi edhe në pjesën e parë dhe në të dytën.

Egnatia bën shumë rotacione në mesfushë. Kryeziu luan përpara mbrojtjes dhe është rregullator i tyre. Fernando shumë i mirë. Ruçi është një lojtar që në çdo lloji momenti, kap shumë zonën. E shkel shumë zonën. I kishim lënë detyrë, që në zonën 2 të ishim një kundër një ndaj tyre. Për këtë gjë e kisha zgjedhur këtë taktikë”, u shpreh Ribaj për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL