Postuar: Shtator 13, 2025 | 21:47
Fitorja ndaj Partizanit, Balaj: Penalltia është një përgjegjësi, ajo që humba kundër Egnatias nuk më la mbresë të madhe
Kapiteni Bekim Balaj realizoi dy gola sot me penallti në fitoren 4-1 të Vllaznisë kundër Partizanit. Pas përfundimit të ndeshjes, ai u shpreh se e rëndësishme është të shënosh pasi është një përgjegjësi e madhe.

“Normalisht penalltia është një përgjegjësi, është gjithmonë e rëndësishme të shënosh, në një ndeshje si kjo merr një penallti dhe rezultati është 1-0 për kundërshtarin merr akoma vlerë më të madhe ajo penallti. Ajo penallti e humbur me Egnatian falë edhe skuadrës nuk më la mbresë të madhe pasi ndeshja u zgjidh me rezultatin 2-0 dhe goxha shpejt”, deklaroi ai shkurtimisht për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













