Fitorja e Milanit, Thuram i qetë tek Interi: Humbja në derbi nuk ndryshon asgjë, jemi në rrugën e duhur
Interi doli i mposhtur nga derbi, por Markus Turam mbajti një ton të qetë dhe optimist pas ndeshjes. Sulmuesi francez, duke folur për mikrofonat e Dazn, theksoi se sfida ishte e rëndësishme, por larg së qenit vendimtare për ecurinë e sezonit.

Sipas tij, skuadra është në fazë rritjeje dhe bashkë me trajnerin do të gjenden zgjidhjet e duhura për të përmirësuar lojën. Turam pranoi se stili ofensiv i Interit i ekspozon shpesh ndaj kundërsulmeve, sidomos kur përballen me ekipe të forta. Megjithatë, ai u shpreh i bindur se kjo është pjesë e procesit të zhvillimit dhe se nga ndeshje të tilla skuadra mëson shumë. Sulmuesi vlerësoi angazhimin e shokëve të tij, duke e cilësuar paraqitjen “serioze”, edhe pse jo të mjaftueshme për të marrë rezultat pozitiv.
Ai nënvizoi se një humbje nuk duhet të prishë ekuilibrat apo të ulë moralin e grupit. Besimi te trajneri dhe te vetja mbetet i palëkundur, ndërsa rruga e ndjekur shihet si e duhura. “Nuk është për t’u hedhur poshtë ajo që po ndërtojmë,” tha Turam, duke kërkuar qetësi dhe vazhdimësi për të arritur objektivat sezonalë.
PANORAMASPORT.AL













