Finalja me Pogradecin për mbijetesën, Tirana nxjerr në shitje biletat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2025 | 16:36

Finalja me Pogradecin për mbijetesën, Tirana nxjerr në shitje biletat

Tirana do të luajë të dielën, më 4 maj prej orës 18:00, një finale mbijetese. Përballë do të jetë Pogradeci në Elbasan, dhe do të vendoset se cila prej tyre do të luajë në Superiore dhe Kategorinë e Parë përgjatë edicionit të ardhshëm.

fanatics

Klubi bardheblu ka publikuar tashmë çmimet e biletave. Ata variojnë nga 400 deri në 1500 lekë.

Me përjashtim të tribunave A, B dhe VIP, biletat në sektorët e tjerë mund të sigurohen me 400 lekë. Çmimi 1500 lekë është vendosur për sekorin VIP. Biletat mund të sigurohen te stadiumi “Selman Stërmasi nga ora 10:00 deri në orën 19:00, si dhe në Elbasan të dielën.

Tirana e pret këtë finale në “Elbasan Arena”, pasi tek “Arena Kombëtare” do të luhet ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos për Final Four.

Screenshot 2025-05-02 162938

PANORAMASPORT.AL