Postuar: Mars 24, 2025 | 9:22
“Finalja” me Bylisin, Tirana merr lajmin e mirë para rikthimit në fushë
Ian Soler është në luftë me kohën për të qenë gati për sfidën me Bylisin, ndërsa mjekët japin sinjale pozitive për spanjollin.

Mesfushori i bardhebluve ka pasur një lëndim dhe gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë në dilemë. Gjithsesi, mjekët janë optimistë që gjërat do të ndryshojnë dhe spanjolli do të jetë i gatshëm për ditën e mërkurë.
Bardheblutë luajnë me Bylisin ndeshjen e javës së 31-të të Superiores, një duel i hapur për mbijetesën.

PANORAMASPORT.AL













