Postuar: Maj 13, 2026 | 15:59
Fillojnë përgatitjet për sezonin e ri, klubi i Superiores hap zyrtarisht aplikimet për trajner
Te Teuta janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e akademisë si trajner. Njoftimi është publikuar pikërisht në faqen e akademisë.

NJOFTIMI NË KLUBIN E TEUTËS:
“Akademia Teuta njofton të gjithë trajnerët e interesuar se janë të mirëpritur të aplikojnë për t’u bërë pjesë e stafit të saj.
Të gjithë kandidatët që shprehin interes janë të lutur të dorëzojnë CV-në pranë zyrave të Akademisë Teuta, brenda orarit zyrtar.
Për çdo informacion shtesë, mund të paraqiten pranë zyrës së Akademisë.
Me respekt, Akademia Teuta”.

PANORAMASPORT.AL













