FIFA transmeton ndeshjet e Superiores pa pagesë, mësoni ku mund t’i ndiqni drejtpërdrejt pesë sfidat e javës së 35-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2025 | 22:26

FIFA transmeton ndeshjet e Superiores pa pagesë, mësoni ku mund t’i ndiqni drejtpërdrejt pesë sfidat e javës së 35-të

FIFA+ është platforma digjitale e FIFA-s, që do të transmetojë nesër të gjitha ndeshjet e Superiores. Ata do të vijnë të gjitha pa pagesë për ndjekësit e elitës së futbollit shqiptar.

Screenshot 2025-04-18 172307

FSHF njoftoi më 15 prill për marrëveshjen e arritur me FIFA+. Kështu të gjithë do të kenë aksesin për të ndjekur javën e 35-të të elitës së futbollit shqiptar.

Llogaria që nevojitet për të përdorur FIFA+ po ashtu nuk ka nevojë për kosto. Kujtojmë se të gjitha takimet do të nisin në orën 15:30.

Linku ku mund të shikoni drejtpërdrejt ndeshjet e javës së 35-të të Superiores: KLIKO KËTU

Screenshot 2025-04-18 172437

PANORAMASPORT.AL