Postuar: Qershor 13, 2025 | 16:18
Faza përgatitore në Greqi dhe miqësorja e parë, Elbasani detajon ditët e para të përgatitjeve
Elbasani do të bëjë fazën përgatitore në Greqi.

Skuadra e Ivan Gvozdenoviçit do të nisë punën në 30 qershor 2025, ndërsa do të luajë edhe një miqësore me ekipin grek Athlitiki Enosi Larissa F.C. Takimi do të zhvillohet në Ptolemaida.
Pritet që klubi verdheblu të organizojë edhe miqësore të tjera gjatë ditëve të qëndrimit në Greqi, për të qenë sa më i përgatitur për përballjet e sezonit të ri ku ka synime ambicioze.
PANORAMASPORT.AL













