“Faza e katërt ishte mbresëlënëse për meritë të djemve”, Shehi: Ju tregoj si e transformuam Tiranën në një kohë të shkurtër
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas triumfit 1 me 3 ndaj Elbasanit në transfertë. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, tekniku i bardhebluve deklaroi:

“Kemi bërë rrugëtim të mirë, përveç dy ndeshjeve të para. Faza e katërt ishte mbresëlënëse për meritë të djemve. Ka pasur riskun e vetë, por detyrën e mora me shumë dëshirë dhe besim që mund t’ia dilnim, si unë dhe gjithë klubi.
Edhe në ndeshjen para kësaj, spostuam Tabekunë nga e majta, për të shkuar diagonal drejt portës. Nuk e kemi stilin e lojës me krosime, edhe Haxhiu është i rrezikshëm në thellësi. Rimali sakrifkoi sepse është më mbrojtës. Kur kundërshtari ndërroi edhe ne ndërruam krahët. Donim mos konsumonte shumë energji Alvarez. Xhixha nuk ia doli dot, zgjodhëm këtë strategji dhe besoj se ia dolëm.
Ka qenë shumë punë e vështirë, 3 ndeshjet e para na koçiduan shumë shpejt, morëm 6 gola. Kërkuam që të punojmë në ekuilibrin e skuadrës. Vendosëm Mysloviç dhe Rafën para mbrojtjes. Shfrytëzuam shpejtësinë e Haxhiut, Tabekusë dhe Xhixhës. E rëndësishme ishte të kishim ekulibër.
Herë pas here kërkonim ta kishim ne ritmin e ndeshjes, për ta orientuar atje ku donim ne. Këto kanë qenë pikat që për ne për një kohë të shkurtër u munduam të ndryshojmë. Meritë e lojtarëve, me performancën e mirë rritet dhe besimi”, deklaroi Shehi.
PANORAMASPORT.AL













