EUROPA/ Superkompjuteri eliminon dy skuadra shqiptare nga Liga e Konferencës, dy të tjera projektohen të kualifikuara në turin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2025 | 20:57

EUROPA/ Superkompjuteri eliminon dy skuadra shqiptare nga Liga e Konferencës, dy të tjera projektohen të kualifikuara në turin e dytë

Ndeshjet e turit të parë në Ligën e Konferencës përfunduan. Dhe superkompjuteri i “Football Meets Data” ka treguar mundësitë e secilës skuadër, për të kaluar në turin e dytë.

Conference League

Nga skuadrat shqiptare, Deçiqit i jep më tepër mundësi. 86% pasi fitorja ndaj Sileksit pati shumë vlerë.

Më pas ndjek Partizanit. Të kuqtë kanë 66% mundësi për kualifikim ndaj Kaljus, ndërsa u larguan me barazim 1-1 nga Estonia.

Më tej skuadrat e tjera shqiptare nuk konsiderohen favorite. Malisheva u mposht 0 me 1 nga Vikingur, për këtë ka tashmë 11% mundësi. Vllaznia me 19% të mbetura është disi befasi, pasi humbi sfidën në Elbasan ndaj Daugavpils(0-1) dhe pse pati mjaft raste.

2059c4fa-c142-43cc-8613-48685a4b7ba4

PANORAMASPORT.AL