Eugen Xhafa, dibrani që synon Shpresat, në radarin e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2025 | 16:31

Eugen Xhafa, dibrani që synon Shpresat, në radarin e Superiores

Eugen Xhafa, djaloshi me origjinë nga Dibra, është rritur në akademitë e njohura në Itali, teksa ka spikatur si numër 10 me “primaverat” e Sudtirol U-19, ndërsa ka një fizik për t’u admiruar dhe zotëron një teknik të lartë. Sezonin e shkuar, mesfushori Xhafa e mbylli në Austri me skuadrën e parë të Tirol 2, në Regionaligën e Austrisë.

514778525_1112944044188978_1872386659978332177_n

Xhafa, ashtu si çdo shqiptar ka ëndërr që në një të ardhme të afërt të veshë fanellën e Shqipërisë U-21, e pse jo edhe Kombëtares së madhe, teksa këto ditë është duke shijuar pushimet në atdheun dhe vendin e origjinës së tij.

Ai është vënë në radarin e disa klubeve të njohura të vendit tonë, teksa po studion edhe ofertat, për të bërë zgjedhjen e duhur, e cila do t’i shërbejë për t’u aktvizuar, por edhe për t’u promovuar. Partizani ka shfaqur interes për të, megjithatë, mbetet për t’u parë kjo periudhë, duke qenë se skuadrat që luajnë në Europë e kanë mendjen te takimet zyrtare.

E. SALIU – PANORAMASPORT.AL