Erdhi nga rivalët direkt, Peralta: Flamurtari s’e meriton këtë pozicion 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2026 | 22:06

Erdhi nga rivalët direkt, Peralta: Flamurtari s’e meriton këtë pozicion 

Aleks Peralta u prezantua më herët te Flamurtari. Mbrojtësi ka nisur tashmë një aventurë të re te kuqezinjtë, teksa u transferua nga skuadra e Bylisit. Mbrojtësi nga Ekuadori që vjen si përforcimit më i ri në krahun e majtë në fjalët e tij të para në këtë transferim tek Flamurtari falenderon edhe Bylisin ku u aktivizua ndërsa premton maksimumin për Flamurtarin.

peralta

“Pas 3 vitesh, unë tashmë nuk jam më pjesë e klubit të Bylisit. Jam mirënjohës ndaj presidentit Besnik Kapllanaj që më dha mundësinë, dhe të gjithë atyre që janë pjesë e klubit dhe të gjithë trajnerëve që ishin pjesë e këtij procesi. Ju uroj shumë bekime dhe shumë suksese. Premtoj maksimumin për Flamurtarin. E di se kam ardhur në një klub me histori dhe traditë dhe që nuk e meriton vendin ku është aktualisht. Do të vendos në dispozicion të gjitha njohuritë e mia dhe angazhimin në fushë me qëllim që skuadra të japë më të mirën në periudhën e mbetur”, përfundon Peralta.

MERKATO – Tre kanë qenë afrimet e vlonjatëve në këtë merkato dimërore. I pari ishte futbollisti nga Republika e Kongos, Arshonzh Bintsuka. Sulmuesi 23-vjeçar erdhi nga Partizani për t’u bashkuar me ekipin vlonjat. Mbrojtësi Aleks Peralta ishte i dyti dhe që u transferua në Vlorë nga Bylisi. “Qershia mbi tortë” duket se është qendërsulmuesi Redi Kasa i cili u bashkua me Flamurtarin ditën e djeshme.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL