Erdhi nga Italia për të shpëtuar Vorën, Daka: Ndaj Egnatias vetëm për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2026 | 21:15

Erdhi nga Italia për të shpëtuar Vorën, Daka: Ndaj Egnatias vetëm për fitore

Pas humbjes të premten kundër Vllaznisë, skuadrës vorake u janë vështirësuar punët për objektivin e vetëm që kanë tani, mbijetesën.

daka

Përparimi i Tiranës gjatë kësaj faze dhe afrimi në pikë i ekipeve të tjera, kanë bërë që tu trokasë në portë, frika për mbijetesën edhe pse për momentin skuadra e Vorës është 4 pikë para Tiranës së zonës “Play Out” dhe 5 pikë nga zona e kuqe, kur mendon se përplasjet e ardhshme do të jenë tepër të vështira, ku pikët që mund të fitojë skuadra e Vorës do të jenë me pikatore. Pavarësisht nga kjo, në kampion vorak ekziston fryma e optimizimit se në fund do ja dalin dhe do të vijojnë sërish në elitë sezonin e ardhshëm.

PRONONCIMI – Dario Daka ishte një nga futbollistët më të mirë në fushë kundër Vllaznisë në kampin vorak. Sulmuesi i majtë i Vorës 22- vjeçari që erdhi nga Trapani si vlerë e shtuar tek kjo skuadër gjatë këtij sezoni, ka luajtur 20 ndeshje me Vorën dhe i ka shënuar dy gola. Ai për “Panorama Sport”, vlerësoi skuadrën e tij. “Vllaznia ishte një skuadër mjaft e fortë dhe e kemi patur shumë të vështirë për të marrë qoftë dhe një pikë ndaj tyre edhe pse ishim të gjithë së bashku në një lojë kolektive, ku çdo repart ka funksionuar mrekullisht. Kemi luftuar në grup rrezikuam më shumë se ata, por episodi fitores së tyre erdhi nga ngjuajtje e vetme në portën tonë që na ndëshkoi. Ne kursesi nuk duhej të dilnim pa pikë nga kjo sfidë”, tha Daka.

Sulmuesi është i bindur se Vora do të mund të mbijetojë duke vazhduar me të njëtin ritëm loje edhe ndaj skuadrave të tjera ku do të ketë përballë këtë herë kampionët. “Ne do të vazhdojmë të jemi të gjithë së bashku, duke zbatuar detyrat e ngarkuara nga trajneri ne do të mund të mbijetojmë. Po punojmë fort në çdo seancë stërvitore për të marrë maksimumin e çdo kundërshtari, duke ngritur dhe nivelin tonë. Ne duhet të luftojmë për fanellën e klubin por dhe për tifozët”, u shpreh ai.

KËRKESA E TRAJNERIT – Daka foli edhe për humbjen ndaj Vllaznisë. “Trajneri Bellaj kërkoi luftë të fortë në çdo veprim, duke qenë se dhe terreni ishte i vështirë, ta ndihmonim njëri-tjetrin edhe më shumë, pasi vetëm kështu mund t’ia dilnim me fitore ndaj Vllaznisë, por siç e patë edhe fati nuk ishte me ne, patëm raste shënimi. Me trajnerin Bellaj ruaj një bashkëpunim shumë të mirë sepse është trajner shumë i mirë. Ai kërkon gjithmonë agresivitet në sulm e unë mundohem ta bëjë në fushë. Ai kërkon luftë të fortë në fushë e për të ndihmuar njëritjetrin e ne mundohem ta zbatojmë atë. Gjitashtu ai ka futur grindën në skuadër dhe luftojmë për këtë më shumë”, u shpreh Daka.

NDESHJA NDAJ EGNATIAS – Vora ditën e “Shën Valentinit”, do të ketë përballë kampionët e Shqipërisë, skuadrën e Egnatias, duke pasur një tjetër kundërshtar mjaft të vështirë për t’i marrë pikë. Tre herë janë ndeshur mes tyre, një herë në vitin 2017 në Kupën e Shqipërisë ndeshje që është fituar nga kampionët 3-1 dhe dy takimet e tjera të luajtura gjatë këtij sezoni të luajtura në Rrogozhinë dhe janë fituar 2-0 dhe 1-0 nga kampionët. Megjithatë Dario Daka beson këtë radhë tek fitorja, tek kompaktësia e grupit të skuadrës.

“Është ndeshje e vështirë. Tashmë kampionati ka hyrë në një fazë teje të ndezur ku të gjitha skuadrat nuk bëjnë tolerim. Të gjitha kërkojnë maksimumin e pikëve. Kundër Egnatias besojmë tek fitorja, pasi jemi munduar ta bëjmë edhe në dy ndeshjet përballë por përvoja e munguar ka bërë që të humbisnim. E këtë radhë ne do të fitojmë, sepse nuk mundet të ia dalim mbijetesës nëse se bëjmë një gjë të tillë”, ka përfunduar intervistën futbollisti Daka.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL