Eleke dhe Kote, “asat” nën mëngë të Veselinoviçit te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2025 | 22:50

Eleke dhe Kote, “asat” nën mëngë të Veselinoviçit te Partizani

Partizani aktualisht nuk po kalon një situatë të mirë dhe duket qartë se skuadra ka nevojë për një ritëm tjetër. Trajneri Veselinoviç nuk po arrin t’i japë dot zgjidhje dhe skuadra vijon të vuajë veçanërisht në fazën sulmuese.

Screenshot 2025-02-18 225001

Por mund të themi se gjatë kësaj kohe të kuqtë nuk kanë përdorur dy prej lojtarëve më premtues që kanë në dispozicion. I pari është Kote, i rikthyer pas një mungese prej dy muajsh e gjysmë për shkak të një frakturë në gishtin e njërës këmbë.

Mesfushori korçar është i vetmi që premton se mund t’i afrohet disi asaj që bënte Rrapaj, të fantazojë dhe të dirigjojë manovrën sulmuese. I dyti është Eleke. Bëhet fjalë për një sulmues të nivelit të lartë, që në kushte normale kurrsesi nuk do të vinte të luante në Shqipëri.

Ka mbërritur te Partizani për shkak se ka gjashtë muaj pa ekip prej dëmtimeve. Me të mbërritur ai u dëmtua sërish, por duket se pritjes po i vjen fundi dhe në harkun e një apo dy javëve nigeriani do të debutojë me fanellën e kuqe dhe do të provojë të bëhet pikë referimi në sulm.

PANORAMASPORT.AL