Elbasani ruan ambiciet, vendi i dytë dhe merkato për të forcuar skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2025 | 14:43

Elbasani ruan ambiciet, vendi i dytë dhe merkato për të forcuar skuadrën

Elbasani nuk e mbylli vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në dy ndeshjet e fundit grumbulloi vetëm një pikë, duke ia hequr vetes mundësinë për t’u shpallur kampion dimri.elbasaniMegjithatë, edhe vendi i dytë në renditje mbetet një pozicion brenda pritshmërive të klubit, në raport me objektivat e vendosura në fillim të sezonit., në varësi të ecurisë, lufta për titullin kampion. Ky pozicion i siguron skuadrës një bazë të fortë për vijimin e sezonit me ambicie, duke pasur parasysh edhe formën e stabilizuar që ekipi ka treguar gjatë pjesës së parë të kampionatit.

MERKATO Për të qenë konkurrues edhe në fazën e mbetur të sezonit, Elbasani pritet të aktivizohet në merkato për të përforcuar skuadrën. Edhe pse muaji janar zakonisht nuk ofron shumë mundësi për lëvizje të mëdha, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik do të përpiqen të afrojnë lojtarë që t’u përgjigjen nevojave konkrete të trajnerit. Pas ndeshjes me Tiranën, trajneri Ivan Gvozdenoviç foli shkurtimisht edhe për situatën e merkatos, pa zbuluar detaje konkrete. “Unë, së bashku me stafin tim, e dimë se ku ka nevojë për ndërhyrje, por nuk duam të flasim paraprakisht. Fillimisht do të flasim me klubin. Tani kemi tri ditë pushim dhe pas datës 29 do të diskutojmë për gjithçka që lidhet me merkaton”, u shpreh ai. Këto fjalë lënë të kuptohet qartë se verdheblutë kanë një plan të qartë për përforcimin e skuadrës dhe rritjen e konkurrencës së brendshme.

NDËRHYRJET E MUNDSHME Sa i përket afrimeve, burime pranë klubit pohojnë se përforcimet pritet të realizohen në tre reparte: mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Edhe pse Elbasani nuk ka pasur mungesa të theksuara në organikën e lojtarëve, trajneri Gvozdenoviç shqetësohet për dëmtimet, të cilat kanë ndikuar edhe në dy ndeshjet e fundit. Këto vështirësi kanë kushtëzuar jo vetëm zgjedhjen e formacionit titullar, por edhe strategjinë e lojës në disa takime. Paralelisht me afrimet e mundshme, nuk përjashtohen as largime të disa lojtarëve që nuk kanë pasur shumë hapësira, ndërsa një alternativë mbetet edhe huazimi i tyre te skuadra të tjera, për të fituar më shumë eksperiencë dhe për të liruar vend për përforcimet e reja. Në tërësi, Elbasani duket se po e përgatit me kujdes fazën e dytë të sezonit, me objektivin për të ruajtur stabilitetin në renditje dhe për të ndërtuar një skuadër edhe më të fortë për sfidat vendimtare që e presin.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL