Postuar: Prill 8, 2026 | 23:20
EKSKLUZIVE/ Vendim i papritur, klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin 4 javë para mbylljes së kampionatit
Klubi i Kategorisë së Parë ka shkarkuar trajnerin 4 javë para fundit. Bëhet fjalë për Luftëtarin e vendit të fundit.

Bledar Devolli ka ndarë rrugët me gjirokastritët pas humbjes së fundit me Besën në shtëpi me rezultatin 2-3. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se pasardhësi i tij do të jetë Neritan Novi.
Rikujtojmë që Devolli u largua nga Kukësi pas disa javësh dhe mori drejtimin e Lufëtarit, që shkarkoi asokohe trajnerin Besmir Shabani. Tani të gjitha shpresat e klubit për mbijetesën janë te Novi. Luftëtari ndodhet në vendin e fundit me 22 pikë ndërsa lufta është e hapur mes Kukësit, Apolonisë dhe Lushnjës për mbijetesën.
PANORAMASPORT.AL













