EKSKLUZIVE/ U ble për 500 mijë euro, ish-kapiteni i Partizanit mbetet pa ekip
Eneo Bitri është tashmë lojtar i lirë në kërkim të skuadrës së re. “Panorama Sport” mëson se Bitri ka mbyllur bashkëpunimin me Valerangën në Norvegji. Këto të fundit blenë kartonin e tij për 500 mijë euro dy vite më parë.

Dhe pse kishte kontratë me norvegjezët, palët vendosin të ndajnë rrugët. Kujtojmë se në edicionin e fundit qëndroi i huazuar te Gior në Hungari.
Tashmë mbetet për t’u parë ku do vijojë karriera e 28-vjeçarit. Kujtojmë se te Partizani kaloi pjesën më të madhe të karrierës në elitën e futbollit shqiptar. Bitri numëroi mbi 100 paraqitje me të kuqtë.
Karriera e tij ishte e pasur pasi më tej luajti për Astanën, Banik Ostravën, Valerangën, Kraiovan dhe së fundmi Giorin. Mundësitë janë të mëdha që të qëndrojë jashtë Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL













