EKSKLUZIVE/ Tronditje e madhe për Partizanin, titullari i padiskutueshëm mbyll sezonin
Albion Marku nuk do të jetë në dispozicion të Partizanit, për pjesën e mbetur të sezonit siç mëson “Panorama Sport”. Ky përditësim i fundit trondit të kuqtë, që humbasin një lojtar të konsideruar si titullar i padiskutueshëm.
Mungesa e tij ra në sy që te ndeshja e fundit me Dinamon. Kjo pasi Marku në krahun e djathtë të mbrojtjes ishte garanci, ndërsa dëmtimi në Rrogozhinë rezulton më i rëndi. Pas 68 minutave lojë, Marku largohej nga fusha e blertë dhe vendin e tij e merrte Marjus Kola. Ndihma e stafit mjekësor ishte e nevojshme për Markun, që duhet të përballet tashmë me këtë dëmtim të rëndë.
ALTERNATIVAT- Partizani i këtij sezoni e pa krahun e djathtë të mbrojtjes të ishte i ndërtuar nga fillimi. Jo vetëm Marku, që u afrua në shtator, por edhe dy alternativat e tjera kanë pak kohë me ekipin. Karlos Martinez transferohej në qershor, ndërsa theu dorën në gusht dhe për këtë qëndroi disa muaj jashtë.
Tashmë është plotësisht gati, që të japë sërish kontributin e tij. Ndryshe situata për Marjus Kolën. I afruar si projekt për ekipin B, por është parë si një nga të besuarit e trajnerit Kërnaja. Gjasat janë që Partizani të mos ketë një tjetër mbrojtës për krahun e djathtë. Kështu do të jetë detyra e Martinezit dhe Kolës, që të përmbushin pritshmëritë.
PANORAMASPORT.AL













