EKSKLUZIVE/ Tirana bën goditjen e radhës në merkato, vjen firma me sulmuesin që… shiti në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2026 | 23:27

EKSKLUZIVE/ Tirana bën goditjen e radhës në merkato, vjen firma me sulmuesin që… shiti në verë

Klubi i Tiranës ka bërë një lëvizje mjaft interesante për të përforcuar radhët për pjesën e dytë të sezonit. Bardheblutë kanë kthyer në ekip një emër që i njeh mirë dhe që ka treguar se mund të jetë vendimtar në Superiore.

ernest tirana

“Panorama Sport” ka mësuar se atyre u është bashkuar sulmuesi nga Liberia, Emanuel Ernest, i cili u kishte dhënë lamtumirën kryeqytetasve gjatë verës për t’iu bashkuar klubit të USM Alger në Algjeri. Një transferim nga i cili Tirana përfitoi financiarisht dhe që mendohej se kishte mbyllur kapitullin e tij te bardheblutë.

Por eksperienca në Algjeri nuk ka shkuar siç pritej për Ernest, i cili e ka mbyllur shumë shpejt marrëveshjen me klubin atje dhe prej kohësh ishte në negociata me bardheblutë për kthimin në Superior. Sulmuesi 25-vjeçar ka bërë mirë në ato pak muaj sa ishte pjesë e Tiranës që iu bashkua në janarin e vitit 2025, me 4 gola të shënuar në 13 ndeshje, mes të cilëve edhe një në derbin ndaj Partizanit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL